Liderët europianë morën frymë të lehtësuar pas fitores së Emmanul Macron, që mposhti në balotazhin e së djelës kandidaten e ekstremit të djathë, Marine Le Pen, e cila e kishte të mbushur platformën e saj me politika anti-BE. Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte i pari që e uroi shefin e Elizesë, ndërsa i mëshoi idesë së sfidës së tyre të përbashkët tani për t`iu përgjigjur agresionit rus në Ukrainë.