Në kohën kur po lakohen disa kandidatura që pritet të konkurrojnë për postin e prokurorit të përgjithshëm , Këshilli I Lartë I Prokurorisë nuk ishte gati të celte garën. Ndonëse e kishte caktuar në rendin e ditës të diskutonte dhe miratonte hapjen e procedurave , mbledhja u shty me dakordësinë e të gjithë anëtarëve.