Ligji për shërbimin diplomatik 9 vite pas ndërhyrjes së fundit do ndryshojë sërish. Paketa e hedhur për konsultim publik parashikon që mandati i një ambasadori, nga 3 të zgjasë 4 vite. Sekretari i përgjithshëm i MPJ, Armand Skapi thotë: “Praktika 4-vjeçare ka rezultuar më efektive. Sepse nëpërmjet kohëzgjatjes ai krijon më tepër lidhje dhe kontakte me vendin pritës. Gjithashtu rezulton më efektiv nga ana e pikëpamjes financiare dhe menaxheriale sepse për çdo transferim diplomatik nga një vend në tjetrin ka kosto financiare”.