Top Channel/ “Zero tolerancë”! Dash Sula paralajmëron inspektorët: Kujdes me shkeljet
20/05/2026 19:49

Në prag të sezonit turistik veror, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilloi një takim me drejtues dhe operatorë të inspektorateve rajonale në Vlorë, ku fokusi kryesor ishte forcimi i kontrolleve dhe rritja e pranisë në terren. Gjatë deklaratës për mediat, Sula paralajmëroi tolerancë zero ndaj shkeljeve, veçanërisht në sektorët e ushqimit, mjedisit dhe ndërtimeve pa leje, ndërsa theksoi se Vlora dhe gjithë bregdeti mbeten zona problematike për ndërtimet informale. “Në vazhdën e takimeve që po realizojmë në gjithë qarqet, për të bërë të mundur të bashkëbisedojmë e trajtojmë problematikat për të gjithë inspektoratet rajonale në Shqipëri. Vlora është me një rëndësi strategjike për turizmin dhe ka rëndësi të veçantë. Çdo inspektorat do të ketë për detyrë ngritjen e një task-force për t’u vënë në shërbim jo vetëm të turistëve, por edhe vendasve. Çdo inspektor duhet të jetë vigjilent në çdo moment për të parandaluar çdo ndodhi që mund të ndikojë në imazhin e Shqipërisë, sidomos për ushqimin, duke filluar nga furnizimi e të tjera. Çdo inspektor të monitorojë 24 orë çdo subjekt tregtar me shumicë, pakicë apo restorante në vijën bregdetare për një shërbim cilësor dhe për të mbrojtur konsumatorin nga çdo e papritur që mund të ndodhë. Toleranca është zero. Kemi ngritur linjat e komunikimit për t’i dhënë mundësi qytetarëve nëpërmjet një portali, me qëllim që të mos jetë vetëm syri i një inspektori, por edhe i qytetarëve për të informuar. Javën tjetër fillon funksionimi i linjës së gjelbër 0800, pikërisht për të pasur mundësinë e sinjalizimeve nga qytetarët për problematikat. Sa i përket ndërtimeve pa leje, Vlora është plagë, siç është gjithë bregdeti. Rasti i fundit i Sarandës tregon vullnetin e fortë të qeverisë.”, tha ndër të tjera Sula.

Top News – Ftesa e pestë për protestuesit. Edi Rama shtron sërish tryezën e dialogut
24/10 11:47
Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53