Sëmundjet e zemrës po i vrasin shqiptarët. Pikërisht problemet shëndetësore të zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në vendin tonë. Sipas të dhënave referuar Institutit të Statistikave, për vitin 2022, më shumë se gjysma e vdekjeve erdhi si pasojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut.