Shtetet e Bashkuara te Amerikës zgjodhën ti japin një mesazh të fortë publik Sali Berishës. Amerikanët e kane shpallur non grata dhe nuk do e amnistojnë edhe pse ai po përgatit të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Yuri Kim u kujdes ta nënvizonte këtë pas detajeve që vendosi te ndajë për mediat për takimin që pati me Enkelejd Alibeajn, te cilin SHBA e njeh si kryetar te komanduar te PD.