Top Channel/ Zelensky zbarkon në Tiranë/ Presidenti ka mbërritur në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie për samitin e Ukrainës
27/02/2024 23:23

Presidenti I Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërriti orët e vona të së martës në Tiranë, për të marrë pjesë në punimet e samitit Ukrainë-Europa Juglindore. Ai u prit në Rinas nga ministro I punëve të jashtme Igli Hasani dhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Ndërsa u shoqërua nën masa të rrepta sigurie. Sipas axhendës, Zelensky do të mikpritet në orën 09:00 në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama, ku dhe do të nënshkruajnë disa marrëveshje mes dy vendeve. Më pas ata do t’i drejtohen pallatit të kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore. Pjesa e parë e samitit do të jetë e hapur nga kjo sallë për të vijuar me dyer të mbyllura e më pas konkluzionet do të jepen në një konferencë për shtyp që do të mbahet në orën 13.30 të kësaj të mërkure. Shqipëria e organizon këtë Samit në vazhdën e qëndrimeve të guximshme e të unifikuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti vjen si një tjetër mbështetje për Ukrainën dhe në të denoncuarin e agresion të paligjshëm Rus dhe krimet që ka sjellë ai. Ftesë për të marrë pjesë ka edhe presidenti Serbisë Aleksandër Vucic vendi të cilit është përfshirë në mitingje pro ruse. Pjesëmarrja e mundshme e Vucic nuk do të mirëpritet nga Moska të cilës Serbia ka refuzuar ti vendosë sanksioneve siç ka kërkuar BE-ja. Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Ky samit shihet si një mundësi e mirë për intensifikimin e përpjekjeve në njohjen shtet të Kosovës nga Ukraina. Presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan do ti bashkohet samitit përmes një video mesazhi nga Ankaraja. Pamjet: AFP

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48