Top Channel/ Zelensky viziton ushtarët në frontin e Bakhmut, shpërndan dekorata. Rusia lëshon raketa
22/03/2023 22:45

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se vizitoi pozicionet ushtarake në vijën e fronti në Bakhmut, një qytet në Ukrainën lindore, ndërsa një raketë goditi godinat rezidenciale duke lënë disa të plagosur. Të paktën një person u vra dhe 32 të tjerë u plagosën në bllokun e apartamenteve në Zaporizhia, një qytet afër vijës së frontit, vetëm pak përpara se Zelensky të njoftonte vizitën e tij në front, tha kryebashkiaku. Gjatë vizitë në frontin pranë Bakhmut, për të cilin po zhvillohet beteja më e gjatë dhe e përgjakshme e pushtimit rus, Zelensky vlerësoi detyrën e vështirë që ushtarët kishin. “Jam i nderuar të jem përpara jush sot për të vlerësuar heronjtë tanë. Për të shtrënguar duart dhe ti falënderuar për mbrojtjen e sovranitetit të vendit.” Një video e lëshuar nga zyra e Zelenskyt e tregoi atë duke u takuar me oficerët ushtarakë, në një magazinë duke shpërndarë dekorata shtetërore. Por forcat ruse kanë fituar shumë terren drejt kapjes së Bakhmutit në muajt e fundit. Një ndihmës i kreut të emëruar nga Rusia të rajonit lindor të Donetskut në Ukrainë tha të mërkurën se forcat ruse ishin afër ndërprerjes së lidhjeve rrugore të Ukrainës me qytetin. Forcat ruse dhe ukrainase kanë investuar shumë për Bakhmutin, edhe pse analistët thonë se qyteti ka pak rëndësi strategjike. Kievi thotë se beteja për qytetin industrial, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 80,000 banorësh, është çelësi për të mbajtur forcat ruse përgjatë gjithë frontit lindor. Pamjet: AFP

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30