Top Channel/ Zelensky takohet me Trump! Shtëpia e Bardhë telefonoi Putin para se të niste bisedimet
29/12/2025 09:39

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po zhvillojnë takimin e tyre të tretë brenda këtij viti. Dy liderët janë takuar në Florida për raundin e fundit të bisedimeve, që synojnë t'i japin fund luftës me Rusinë. Takimi po zhvillohet në shtëpinë e Trump, në Mar-a-Lago, ku në tryezë është versioni i përditësuar i planit të paqes, ndërmjetësuar nga SHBA, të cilin Moska ende nuk e ka mbështetur, si dhe propozime të veçanta për garancitë e sigurisë nga SHBA. Presidenti ukrainas ka shprehur optimizëm në lidhje me draftin e ri të planit të paqes, duke e përshkruar atë si "një dokument themelor për përfundimin e luftës". Të premten, ai u tha gazetarëve se plani 20-pikësh ishte 90% i përfunduar: "Detyra jonë është të sigurohemi që gjithçka është 100% gati." Ndërkohë, pak para takimit me Zelenskyn, Presidenti Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, për planin e paqes në Ukrainë. Vetë Trump e cilësoi bisedën me udhëheqësin e Kremlinit si shumë produktive. Nga ana tjetër, edhe Zelensky, para se të niste takimin me Trump, telefonoi kryeministrin britanik, Keir Starmer, me të cilin zhvilloi një bisedë te detajuar mbi zhvillimet diplomatike dhe ushtarake. Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, Zelensky tha se ka informuar kryeministrin Starmer për situatën në front dhe pasojat e sulmeve të fundit ruse në Ukrainë. Takimi mes Trump e Zelenskyt vjen pas bombardimeve intensive ruse të Kievit gjatë fundjavës, të cilat presidenti ukrainas tha se janë dëshmi se Moska "nuk dëshiron paqe". Autoritetet lokale thanë se breshëria 10-orëshe me raketa dhe dronë që synonin kryeqytetin e Ukrainës vrau dy persona dhe la 32 të tjerë të plagosur.

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30