Presidenti amerikan Joe Biden pret sot në Shtëpinë e Bardhë kreun e shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky në kohën kur bisedimet mbi një marrëveshje ndihme për Ukrainën vazhdojnë të mbeten të bllokuara në Kongres. Kjo është vizita e tretë e Zelensky në Uashington që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Për herë të fundit, ai ishte atje në shtator.