“Nuk jam gati të dorëzoj asnjë pjesë të Ukrainës për të rikthyer paqen”, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky përdori sërish armën e tij të fortë, telefonin celular për të treguar nga bunkeri i tij sesi po e harton strategjinë e vet të luftës e të paqes. Dhe për këtë të fundit, nga pohoi në intervistën për CBS, nuk është ende i përgatitur për sakrifica që mund t`i rëndojnë në të ardhmen të gjithë kombit të tij.