Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shfaq paraqitur të premten me një videomesazh nga Kupjansku, një prej pikave më të ashpra të frontit, ku ka lavdëruar forcat ukrainase për rezistencën dhe sukseset e tyre në qytet. Kjo paraqitje vjen në të njëjtën ditë kur Garda Kombëtare e Ukrainës bëri të ditur se ka kryer kundërsulm të suksesshëm në veri të qytetit, duke kundërshtuar drejtpërdrejt pretendimet e Moskës se qyteti ishte marrë nën kontroll nga rusët.