Njoftimit të kompanisë ruse të energjisë, Gazprom se do të reduktonte furnizimet me gaz në Gjermani, për shkak të punimeve në një turbinë në gazjellësin Nord Stream 1, Ukraina i është përgjigjur me akuzat se Moska po ndërmerr një “luftë të gazit” në Europë. Për presidentin ukrainas, ndalimi i furnizimit synon të nxisë terrorin ndaj njerëzve, gje e gjithë kjo përbën vetëm shantazh me gaz kundër Europës.