Top Channel/ Zelensky reagon për arrestin ndaj Putin: Përgjegjësi për dërgimin e kriminelit në burg
17/03/2023 22:28

Gjykata Ndërkombëtare Penale të premten nxori një urdhër-arrest për presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtaren ruse Maria Lvova-Belova për krijimin e një skeme për deportimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë. Gjykata tha se ka dyshime të arsyeshme për të besuar se Putini mban përgjegjësi individuale për krimet e kryera, dhe se i ka kryer ato në bashkëpunim me të tjerë. Ai gjithashtu është përgjegjës se ka dështuar për të ushtrojë kontroll në mënyrën e duhur mbi vartësit ushtarakë që kryen këto akte. Sipas prokurorit të çështjes Karim Khan krimet që prekin fëmijët ishin prioriteti i tij kryesor kur ai erdhi në rol "Fëmijët janë pjesa më vulnerabël e shoqërisë sonë dhe ata që kanë më shumë nevojë për mbrojtje," thotë ai. Për akuzat ka reaguar dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili tha se pas këtij vendimi historik vjen edhe një përgjegjësi historike. Sipas tij është vetëm fillimi për të dënuar një kriminel lufte si Putini. Akuzat janë të parat që lëshohen për zyrtarët në Moskë që kur filloi sulmi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë. Historiku ka treguar që është e pangjarë të nisë një gjyq në Hagë. Rusia nuk është pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe gjykata nuk zhvillon gjyqe në mungesë, kështu që çdo zyrtar rus ose duhet të dorëzohet nga Moska ose të arrestohet jashtë Rusisë për tu ballafaquar me akuzat. Qeveria ukrainase thotë se shumë nga fëmijët e humbur janë dërguar forcërisht në Rusi. Qeveria ruse nuk e mohon marrjen e fëmijëve ukrainas dhe e ka vënë në qendër të propagandës së saj, adoptimin e tyre nga familje ruse. Pamjet: AFP

Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54