Top Channel/ Zelensky: Po bëjmë drejtësi/ Komenton ofensivën e nisur në rajonin Kursk të Rusisë
11/08/2024 14:47

"Mijëra" trupa ukrainase po marrin pjesë në inkursionin që ushtria ka nisur në rajonin rus të Kurskut, me qëllim "dobësimin" e ushtrisë ruse, ndërkohë që Moska vazhdon sulmet e saj. Vetë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për herë të parë që ushtria e tij është duke kryer ofensivë brenda rajonit perëndimor rus, me qëllim që ta dërgojë luftën në “territorin e agresorit”. “Ukraina është duke dëshmuar që mund të rikthejë drejtësinë dhe të garantojë presion ndaj agresorit”, ka thënë ai. Ukraina raportohet të ketë avancuar shpejt, më shumë se 10 kilometra brenda Rusisë. Më shumë se 76.000 njerëz janë evakuuar nga rajoni Kursk dhe autoritetet kanë nisur të zbatojnë masa kundër terrorizmit në atë zonë, dhe rajone tjera kufitare. Inkursioni ukrainas në Rusi, i nisur të martën u kryer me gati 1000 ushtarë, tanke dhe pajisje të armatosura. Prej atëherë, ukrainasit është raportuar të ketë fituar kontrollin e disa fshatrave, dhe janë duke kërcënuar për të fituar edhe qytezën rajonale ruse, Sudzha. Po ashtu edhe Rusia ka vijuar me sulmet e saj raketore. Kievi dhe disa rajone tjera janë përballur me sulme me raketa dhe dronë, që në orët e para të së dielës. Sipas zyrtarëve lokalë, një burrë 35-vjeçar dhe djali i tij katërvjeçar janë vrarë në rajonin e Kievit, si pasojë e këtyre sulmeve, ndërsa një tjetër 13 vjeçar ka mbetur i plagosur.

Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43