Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh i bindur në intervistën e tij të fundit për BBC se Vladimir Putin e ka filluar tashmë Luftën e Tretë Botërore, dhe se përgjigjja ndaj kësaj duhet të jetë një presion i fortë ushtarak dhe ekonomik për të detyruar Rusinë të tërhiqet.