Top Channel/ Zelensky ndihet i braktisur, presidenti i Ukrainës kritika: Nuk reaguan, trupat…
31/10/2024 23:08

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi atë që e ka quajtur përgjigje “zero” ndaj zhvendosjes së trupave koreano-veriore në Rusi për luftën në Ukrainë, duke thënë se reagimi i dobët do ta inkurajojë presidentin Vladimir Putin ta përforcojë numrin e trupave ushtarake. Në një intervistë me kanalin koreano-jugor televiziv KBS, Zlensky ka thënë se beson se Moska veçse po përpiqet të bjerë dakord me Korenë e Veriut për të dërguar inxhinierë dhe “një numër të madh të civilëve” për të punuar në bazat ushtarake ruse. “Putini po e shikon reagimin e Perëndimit... Dhe besoj se pas këtyre reagimeve, ai do ta rrisë numrin e trupave... Reagimi i tanishëm është asgjë, është zero”, ka thënë Zelenksy. Ai e paralajmëroi publikisht përfshirjen e Koresë së Veriut në luftë më 13 tetor. Aleatët perëndimorë që atëherë e kanë përshkruar masën si përshkallëzim të madh, por nuk kanë njoftuar masa hakmarrëse ose nuk kanë thënë se po përgatiten të zbatojnë ndonjë. Koreja e Jugut ka ofruar ndihmë të inteligjencës dhe mbështetje më të gjerë në këtë çështje, si dhe po konsideron ta dërgojë një ekip të monitoruesve ushtarakë në Ukrainë. Rusia nuk e ka mohuar përfshirjen e trupave koreano-veriore në luftë. Koreja e Veriut në fillim e ka mohuar përfshirjen, por që atëherë e ka mbrojtur idenë e vendosjes së trupave, si përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Zelensky ka thënë gjithashtu se ishte i befasuar nga “heshtja” e Kinës, ekonomia e dytë në botë, rreth zhvendosjes së trupave. Toni i drejtpërdrejtë i retorikës së Zelenskyt vuri në dukje rritjen e zhgënjimit ukrainas mbi shtrirjen e mbështetjes perëndimore për Kievin, në këtë kohë kritike të luftës me Rusinë, me zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që po afrohen.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB