Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy kërkoi në takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Politik evropian në Moldavi një "ftesë të qartë" për anëtarësim në NATO. Presidenti Zelenskiy ka kërkuar vazhdimisht përshpejtimin e anëtarësimit të vendit të tij në aleancën ushtarake, por megjithëse ka shprehur mbështetjen për një gjë të tillë, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se kjo çështje nuk është në rendin e ditës, për aq kohë lufta po vazhdon. Pamjet: AFP