Top Channel/ Zelensky, me pikturë të vjedhur në studio? Mohon Kievi: Fake news!
24/04/2026 15:16

Në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mban një vepër arti të vjedhur në zyrën e tij. Por analiza e pamjeve filmike dhe origjina e tyre, sipas Euronews, tregon se pretendimi është i rremë dhe pjesë e një fushate të koordinuar dezinformimi. Postimet e ndara në rrjetin social X, paraqesin Zelenskin në zyrën e tij në Kiev, që gjoja po jep në një intervistë për BBC-në. Pas analizës rezultoi se zëri është gjeneruar duke përdorur inteligjencën artificiale, ndërsa elementët vizualë, u ndryshuan dixhitalisht për t'i dhënë klipit një sens autenticiteti. Në sfond, është e dukshme piktura "Natyrë e qetë me qershi" e francezit Pol Sezan. Postimet sugjeruan se piktura, e vjedhur së fundmi në Itali, ka gjetur rrugën e saj në murin e presidencës së Ukrainës. Është e vërtetë se kjo pikturë ishte mes tre veprave të vjedhura nga Fondacioni Magnani Rocca natën midis 22 dhe 23 marsit pranë qytetit të Parmës. Vlera e pikturave të vjedhura është përllogaritur në 9-10 milionë euro. Por presidenca ukrainase i hodhi poshtë pretendimet se piktura e vjedhur ndodhet në zyrën e Zelenskit, duke këmbëngulur se ato janë krejtësisht të rreme. Pamjet e manipuluara bazohen në një intervistë të regjistruar tre muaj më parë nga agjencia e lajmeve Associated Press. Fushata dezinformuese për pikturën e vjedhur dhe që ndodhet në zyrën e Zelenskit, nuk është një rast i izoluar. Në tetor të vitit 2025, Antibot4Navalny, një grup anonim studiuesish të dezinformimit, nxori në dritë një rrjet të ngjashëm llogarish që shpërndanin pretendime të rreme se refugjatët ukrainas ishin arrestuar nga policia franceze në Paris për vjedhjen e ndodhur në Luvër.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05