Të paktën 16 persona mbetën të vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë të plagosur si pasojë e një vale sulmesh ruse me raketa, gjatë orëve të para të se enjtës në Kiev dhe në rajonin përreth. Sulmet vijnë ndërsa Ukraina vazhdon të përballet me mungesë të raketave për mbrojtjen ajrore. Blloqe banimi dhe magazina janë goditur në të gjithë qytetin gjatë natës, ka thënë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës. Edhe një spital për fëmijë dhe një shkollë janë dëmtuar, kanë njoftuar autoritetet vendase.