Top Channel/ Zelensky: Luftë edhe gjatë dimrit! Ç’ndodhi me takimet e Kushner-Witkoff
06/09/2026 22:54

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainë parashikohet të vazhdojë edhe gjatë këtij dimri, pavarësisht tentativave të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund. Bisedimet e fundit me të dërguarit e SHBA, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, në Moskë dhe Kiev, ishin pozitive, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se lufta do të vazhdojë. “Ne shpresojmë sinqerisht të arrijmë marrëveshje me partnerët tanë amerikanë dhe mbështetemi në suportin e partnerëve tanë evropianë nëse lufta zgjatet gjatë dimrit, gjë që duket se është rasti në këtë moment”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp pas bisedimeve. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se çështja territoriale, e cila është një çështje qendrore në konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë, mund të zgjidhet vetëm përmes takimeve midis krerëve të shteteve. “Dua të këmbëngul në qëndrimin tim, i cili është se çështje të tilla komplekse mund të zgjidhen vetëm në nivelin e udhëheqësve”, tha ai në konferencën për shtyp pas bisedimeve me Kushner e Witkoff. Zelensky ka kërkuar prej kohësh një takim me homologun e tij Vladimir Putin për të zgjidhur çështjen territoriale, diçka që Kremlini ka refuzuar ta bëjë. Presidenti ukrainas tha gjithashtu se delegacionet amerikane dhe ukrainase diskutuan për sigurinë dhe garancitë ekonomike për Kievin, si dhe një plan prosperiteti.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53