Top Channel/ Zelensky kishte “planin e fitores”, shtyhet samiti për Ukrainën në Gjermani, ja arsyeja
09/10/2024 23:21

Një samit ndërkombëtar për Ukrainën, ku Volodymyr Zelensky do të prezantonte një “plan fitoreje”, sikurse ai e cilëson, për liderët perëndimorë është shtyrë zyrtarisht, megjithëse presidenti ukrainas do të përpiqet të organizojë një turne nëpër kryeqytetet evropiane. Organizatorët thanë se takimi i së shtunës i rreth 20 liderëve botërorë në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani do të riplanifikohet, një ditë pasi Biden tha se duhej të qëndronte në shtëpi për t’iu përgjigjur uraganit Milton në Florida. Burimet ukrainase thanë se Zelensky do të udhëtonte për të takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin të premten dhe do të vazhdonte të vizitonte liderë të tjerë si pjesë e asaj që burimet e përshkruan si një turne evropian. Zyrtarët gjermanë premtuan gjithashtu se një takim tjetër i liderëve për të diskutuar Ukrainën do të mbahet së shpejti, megjithëse nuk është e qartë nëse do të ndodhë përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA në nëntor, mes Donald Trump që është shprehur skeptik për ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukraninë dhe Kamala Harris, që mbështet ndihmat për Ukrainën. Samiti Ramstein do të ishte pjesa kryesore e një udhëtimi katër-ditor të Bidenit në Gjermani, ku Zelensky do të lobonte për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë dhe për t’i dhënë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, në një përpjekje të re për të shmangur agresionin e Moskës. Por ishte gjithashtu një mundësi për Ukrainën që të paraqiste propozime për të ndalur luftimet, megjithëse është e paqartë se si mund të arrihet kjo. Rusia po vazhdon të fitojë terren gradualisht në Ukrainën lindore dhe Kremlini shpreson se nëse Trump fiton, mbështetja ushtarake do të ndalet.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07