Top Channel/ Zelensky kërkon të marrë pjesë në betimin e Trump: “Por vetëm me ftesë”!
06/01/2025 14:48

Volodymyr Zelensky do ta dëshironte pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të presidentit amerikan Donald Trump më 20 janar, por vetëm nëse merr ftesë nga republikani. “Do të doja të merrja pjesë. Sigurisht, duhet të shikoj dhe situatën tani sepse ka momente të vështira, në përshkallëzim, shumë raketa. Por, unë nuk mund të shkoj veçanërisht në kohë lufte, nëse Presidenti Trump nuk më fton drejtpërdrejtë. Thjesht nuk është mirë, sepse e di që liderët në përgjithësi nuk janë të ftuar në inaugurimin e presidentëve të SHBA-së. E di që ka liderë që mund të vijnë vetë, nëse duan, dhe do ta bëjnë. Për mua është shumë e vështirë, jam ai lloj personi që nuk mund të vizitoj pa ftesë”, është shprehur ai. Zelensky u shpreh po ashtu se çdo garanci sigurie për shtetin e tij në mënyrë që t’i jepet fund luftës me Rusinë do të kishte kuptim vetëm nëse ajo do të jepej nga SHBA-ja. “Unë nuk dua të shqetësoj askënd dhe t’i bëj probleme dikujt. Nëse ai më font, do të shkoj, sigurisht bashkë me gruan time, mendoj se është e rëndësishme”, pohon në fund te mesazhit kreu i shtetit ukrainas. Zelensky ka një histori të gjatë dhe të vështirë me Trumpin. Gjykimi i parë ndaj Trumpit për shkarkimin e tij nga posti i presidentit më 2019 u nxit nga një bisedë telefonike që ai kishte zhvilluar me Zelenskyn, në të cilin Trump dukej se kishte kushtëzuar ndihmën ushtarake amerikane në këmbim të hetimit nga Ukraina të familjes së Bidenit. Trump disa herë e ka kritikuar Zelenksyn e gjatë fushatës zgjedhore, ai vazhdimisht e ka përshkruar presidentin ukrainas si “tregtarin më të mirë në botë” – referencë kjo për dhjetëra miliarda dollarë ndihmë që ligjvënësit e dy partive në SHBA kanë miratuar që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.

Top Channel/“Iu bëre me shenjë”, nxiti gjimnazistët të hidhnin kapsollë, shoqërohet i riu në Elbasan
17/10 12:14
Top Channel/ “S’jam kriminel”/ 16-vjeçari heq maskën: Rrezikoj jetën për t’u rrahur nga policët
17/10 12:10
Top News- Studentët nisin ‘trazirat’ në Durrës, bllokojnë rrugët dhe përdorin mjete piroteknike
17/10 12:06
Top Channel/ “Nuk bllokon njeri protestat”, mësuesi i bashkohet të rinjve në Korçë: Vetëm dhunë jo
17/10 12:05
Top News- U dhunua nga policia/ 21 vjeçari me dëmtim të vertebrës dhe goditje në kokë
17/10 12:02
Top Channel/ Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e postës shqiptare
17/10 11:59
Top Channel/ Nis protesta në Elbasan, të rinjtë marshojnë në bulevard, apel qytetarëve t’u bashkohen
17/10 11:58
Top Channel/Protesta në Korçë, një grup i vogël qytetarësh marshon në Pedonale, ndalet para Bashkisë
17/10 11:56
Top News- Studentët në Durrës mblidhen para godinës së Bashkisë së Durrësit, thirrje për dorëheqje
17/10 11:46
Top Channel/ Nisin grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, nisin shoqërimet nga policia
17/10 11:38
Top Channel/ Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, bëhen gati autobotet me ujë
17/10 11:21
Top Channel/ Blindohet ministria e Arsimit, bëhen gati autobotët, krijohet dhe kordoni policor
17/10 11:20
Top News – ‘Mos keni asnjë merak…’. Rama prezanton ‘Dëmi im’ dhe premton: Nuk na ndalin dot!
17/10 11:15
Top Channel/ Kryeministria ndan pamjet, momenti kur protestuesit thyejnë hyrjen e biznesit dhe…
17/10 10:58
Top Channel/ “Dëmshpërblim për bizneset”, Rama prezanton ‘Dëmi im’: 10 grupe të Tatimeve në terren
17/10 10:57
Top Channel/ Sot pritet protesta e pestë, makina e Ramës largohet nga Kryeministria
17/10 10:56
Top News- Bizneset e dëmtuara nga protesta, Rama nxjerr video të vjedhjeve e shkatërrimit të pronës
17/10 10:22
Top News- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në e-Albania: 10 grupe të Tatimeve në terren
17/10 10:03
Top Channel / Trump do ta shkarkojë zëdhënësen, Rekord “i zi” në zyrën për shtyp
16/10 23:29
Top Channel / Reagon Avokati i Popullit Shabani: Mbipopullim në komisariate
16/10 23:28