Top Channel/ Zelensky kërkon që Bucha të bëhet simbol i drejtësisë për krimet gjenocidale të Rusisë
31/03/2023 22:29

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje të premten që Bucha të bëhet një "simbol i drejtësisë" në përvjetorin e një viti të tërheqjes së Rusisë nga qyteti, tani sinonim i akuzave për krime lufte. "Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta bërë Bucha një simbol të drejtësisë... Ne duam që çdo vrasës, xhelat, terrorist rus të mbahet përgjegjës për çdo krim," tha Zelensky në një samit në Kiev mbi krimet e Buçës. Më herët presidenti ukrainas vizitoi Buçën me liderët e Kroacisë, Moldavisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë për një ceremoni përkujtimore. "Ajo që ndodhi në Bucha, ushtria ruse e bën atë kudo që shkon," tha Zelensky në Kiev. Ai tha se tragjedia e Buçës ilustron "dhunën sistematike gjenocidale, e cila është thelbi i veprimeve ruse në të gjitha territoret e okupuara ukrainase". Ukraina vlerëson se rreth 1,400 civilë vdiqën rreth Bucha, dhe 637 në vetë qytetin. Ukraina do të përdorë sistemin e saj kombëtar gjyqësor për të mbajtur përgjegjës "shumicën e vrasësve dhe terroristëve rusë", tha Zelensky. Ajo do të mbështetet gjithashtu në Gjykatën Penale Ndërkombëtare "e cila është në gjendje të ndjekë penalisht kriminelët rusë të luftës të niveleve të ndryshme brenda juridiksionit të saj". Kievi po punon gjithashtu për krijimin e një gjykate speciale për krimin e agresionit. Në një video-mesazh të premten në mbrëmje, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara "do të vazhdojnë të bëjnë presion për përgjegjësi dhe drejtësi për aq kohë sa të duhet". Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi të premten Moskën se ka "lejuar, madje inkurajuar" krimet e luftës në Ukrainë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07