Nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës, ku mbërriti nën masa të rrepta sigurie për një vizitë të papritur, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky përcolli një mesazh të qartë për kreun e shtetit rus, Vladimir Putin. Duke folur në institucionin e rëndësishëm të drejtësisë, që në emër të Putinit ka një urdhër arresti për krime lufte, Zelensky u shpreh se shefi i Kremlinit duhet dënuar për veprimet e tij. Pamjet: AFP