Top Channel/ Zelensky i prerë: Jo alternativa për dalje nga lufta me Rusinë, duam…
25/09/2024 21:31

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve botërore të mërkurën që të qëndrojnë krah vendit të tij dhe të mos kërkojnë alternativa “daljeje nga lufta” me Rusinë, por paqe të vërtetë, rreth më shumë se dy vjet pas sulmit në shkallë të gjerë nga Moska. Në një kohë që ai përballet me trysni në rritje nga aleatët perëndimorë dhe qytetarë të Ukrainës për të negociuar një armëpushim, Zelensky tha në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se nuk ka alternativë tjetër veç “planit të paqes” që ai paraqiti dy vjet më parë. Veç të tjerash, plani kërkon largimin e të gjitha forcave ruse nga Ukraina si edhe vënien e tyre para përgjegjësisë për krimet e luftës. “Çdo përpjekje paralele, ose alternative për vendosjen e paqes, në fakt do të ishte përpjekje për të kërkuar dalje nga lufta me Rusinë në vend të përfundimit të luftës. Mos e përçani botën. Bashkohuni si kombe dhe kjo do të na sjellë ne paqe”, bëri thirrje ai. Rusisë nuk i ka ardhur ende radha për të folur në Asamblenë e OKB-së që bën bashkë presidentë, kryeministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Diplomatë të nivelit të ulët zunë vendet në sallën e Asamblesë gjatë kohës që po mbante fjalimin Presidenti Zelenksy, ndërsa presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të këtij viti. Një ditë më parë, gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Zelensky tha se duhen ndërmarrë veprime që Rusia “të detyrohet të pranojë paqen” dhe se nuk ka kuptim që të vazhdohet me bisedime paqeje me Putinin. Nga ana tjetër, zëdhenësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të mërkurën se deklaratat e Presidentit ukrainas për ta “detyruar” Moskën përbënin një “gabim fatal” dhe se do te ketë pasoja të pashmangshme për Kievin.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20