Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar presidentin Volodymyr Zelensky për qëndrimin e mbajtur ndaj Kosovës gjatë vizitës në Beograd. Zelensky rikonfirmoi se Ukraina nuk do ta ndryshojë politikën e saj për Kosovën, duke lënë të kuptohet se Kievi nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Goncharenko e cilësoi këtë qëndrim si një “gabim diplomatik”.