Top Channel/ “Zelensky do heqë dorë nga Krimeja”: Trump i bindur, “sulmon” Putinin!
28/04/2025 11:35

Donald Trump është i bindur se Volodymyr Zelenskyy është gati të heqë dorë nga Krimea, pavarësisht pohimeve të mëparshme të homologut të tij ukrainas për gadishullin e Detit të Zi të aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Teksa fliste për gazetarët pas takimit me Zelenskyn në Vatikan, shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se “mendon që po”, duke iu përgjigjur kështu pyetjes nëse mendonte që Zelensky eshte gati të “heqë dorë” nga territory. Javën e kaluar sakaq, kreu i shtetit ukrainas u shpreh se Kievi nuk mund ta pranonte njohjen e SHBA-së për aneksimin e Krimesë nga Rusia, pasi Trump e akuzoi se thjesht po tregohej kokëfortë për këtë cështje. “Krimeja” ka vazhduar të insistojë Zelensky, është “pronë e popullit ukrainas”. Ai ende nuk ka bërë asnjë koment ndaj deklaratave të fundit të presidentit amerikan. Trump vuri nga ana tjetër në dyshim gatishmërinë e Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një postim në mediat sociale pas largimit nga Roma, ai insistoi se "nuk kishte asnjë arsye përse shefi i Kremlinit të godiste me raketa zonat civile". Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi megjithatë një ditë më parë se propozimi i SHBA-së që Ukraina t’i lëshojë territor Rusisë është “i ngjashëm me një kapitullim”. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tregoi edhe një herë se durimi po soset. Ai u shpreh se java e ardhshme do të jetë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje paqeje që synon t’i japë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas NBC Neës, Rubio theksoi se Ukraina dhe Rusia janë tani më afër një marrëveshjeje paqeje se sa në çdo moment të tre viteve të fundit, duke vënë në dukje se një marrëveshje duhet të finalizohet në të ardhmen e afërt.

Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
Top News – Sllovenia, karburant me racion… / Vendi i parë i BE-së që merr masën drastike
24/03 13:01
Top News – AfD ekspozon diplomatët europianë. ‘Sekretet e BE-së po bien në duart e Kremlinit’
24/03 13:00
Top News – Do kontrolloj Hormuzin bashkë me Ajatollahun e ri / Trump do të marrë frenat
24/03 13:00
Top Channel/ Deklaratat e Trump, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton!
24/03 12:12
Top Channel/ Hakerët rusë sulmojnë Serbinë? “Shënjestruan Ministrinë e Mbrojtjes”!
24/03 11:57
Top News – Netanyahu ‘i bëri gropën’ Trumpit / ‘Do hysh në histori për vrasjen e Khameneit’
24/03 11:41
DIGITALB DIGITALB