Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë , por jeta në kryeqytetin Kiev po rifillon pak nga pak. Presidenti I Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një komunikimi të tij ditor në mediat sociale deklaroi se ka shkarkuar dy zyrtarë të lartë ushtarakë, të akuzuar për tradhti.