Tani boll më, është koha për bisedime serioze paqeje: presidenti ukrainas Volodymir Zelensky lëshoi një tjetër thirrjeje në video-regjistrimin më të fundit ku i tregonte Moskës se ka ardhur momenti pëe të biseduar sic duhet. Dua të më dëgjojnë të gjithë, por sidomos ata në Moskë. Ka ardhur koha të takohemi e të flasim. Ka ardhur koha që të rikthehet integriteti territorial dhe drejtësia për Ukrainën. Ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimi i saj. Në të kundërt, kostoja për Moskën do të jetë aq e lartë, sa nuk do të arrini ta merrni veten për gjenerata të tëra.