Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dekoruar kryeministrin Edi Rama me Urdhrin “Princi Jaroslav i Urti” dekorata më e lartë që jep Ukrainë. Dekreti i presidentit të Ukrainës për dhënien e çmimit të ekselencës për kryeministrin Rama u publikua më 30 dhjetor, ndërsa në motivacionin e çmimit, kryeministri shqiptar vlerësohet për “një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.