Top Channel/ Zelensky ankohet për aleatët: Nuk më japin garanci të qarta
07/01/2026 23:12

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se aleatët evropianë nuk i kanë dhënë ende garanci të qarta dhe të forta për mbrojtjen e Ukrainës në rast të një agresioni të ri nga Rusia. “Po ua bëj këtë pyetje të gjithë partnerëve tanë dhe ende nuk kam marrë një përgjigje të qartë”, ka theksuar ai të mërkurën para gazetarëve, raportoi BBC. Këtë reagim Zelensky e bëri një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Franca nënshkruan një deklaratë që parashikon dërgimin e trupave në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Pas takimit në Paris, ku morën pjesë rreth 30 vende anëtare të të ashtuquajturit “koalicioni i të vullnetshmëve”, kryeministri britanik, Starmer, deklaroi se Britania dhe Franca do të krijojnë “qendra ushtarake në të gjithë Ukrainën” për të penguar një pushtim të ardhshëm. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se mund të dërgohen mijëra trupa. Aleatët kanë propozuar që SHBA-ja të marrë rolin kryesor në monitorimin e një armëpushimi. Por çështja kryesore, ajo e lëshimeve territoriale që Ukrainës po i kërkohet t’i bëjë Rusisë si pjesë e marrëveshjes së paqes, mbetet ende në diskutim. Moska zyrtare nuk ka reaguar ende ndaj njoftimeve të bëra në kryeqytetin francez.

Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45