Top Channel/ Zelensky akuza Moskës. Lavrov i hedh poshtë: Do i përgjigjemi agresionit
27/09/2025 23:21

Rusia do sulmojë një vend tjetër europian, tha presidenti ukrainas Zeleski, gjë që u hodh poshtë nga Moska. Ministri i jashtëm rus gjithsesi tha se do t’i përgjigjet çdo agresioni. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Vladimir Putin mund të zgjerojë luftën e tij përtej Ukrainës, duke sulmuar një tjetër vend evropian. Ai akuzoi Rusinë për incidentet e fundit me dronë, të cilat, sipas tij, janë një përpjekje e qëllimshme për të testuar mbrojtjen ajrore të NATO-s. Duke folur nga Kievi pas kthimit nga Nju Jorku ku takoi homologun amerikan Donald Trump, Zelenski tha se Rusia po përgatitet për një konflikt më të madh. “Putin nuk do të presë të përfundojë luftën në Ukrainë. Ai do të hapë një front të ri. Askush nuk e di se ku, por ai e dëshiron këtë,” deklaroi ai. Sipas presidentit ukrainas, Kremlini po teston qëllimisht aftësinë e Evropës për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, duke iu referuar dronëve të vërejtur në Danimarkë, Poloni dhe Rumani, si dhe shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë. Të premten në mbrëmje u raportuan disa dronë mbi një bazë ushtarake daneze, ndërsa të shtunën u panë edhe mbi një bazë norvegjeze. Ndërsa ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se vendi i tij nuk ka ndërmend të sulmojë shtetet anëtare të BE-së ose NATO-s, por paralajmëroi për një "përgjigje vendimtare" ndaj çdo "agresioni" të drejtuar ndaj Moskës. Në një fjalim të gjerë të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të shtunën, Lavrov tha se kërcënimet kundër Rusisë nga vendet perëndimore po bëhen "gjithnjë e më të zakonshme". "Kërcënimet me forcë kundër Rusisë, e akuzuar se praktikisht po planifikon një sulm ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe Bashkimit Evropian, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Presidenti Putin i ka hedhur poshtë vazhdimisht provokime të tilla. "Rusia nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka qëllime të tilla, por çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare.", tha Lavrov.

Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21