Gjatë Komisionit të ditës së sotme për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputeti i opozitës, Saimir Korreshi ka kritikuar Bashkinë e Lushnjës. Sipas tij, para 3 ditësh, bashkia ka hedhur mbeturinat në tokën e tij. Ai e ka cilësuar veprimin si të paligjshëm dhe antikushtetues. Ndërkohë Zegjine çaushi ka replikuar duke thënë se projektligji i mbetjeve nuk e cënon autonominë e bashkive.