Top Channel/ Zdrukthëtari 80-vjeçar: Zanatçinjtë po zhduken, do të duhen punëtorë të rinj
27/02/2022 21:17

Prej rreth 60 vitesh Josif Muça punon me dru, pajisje të kuzhinës, vegla pune, objekte zbukuruese etj. Gjithnjë e më rrallë në rrugët e Elbasanit të ze syri zanatçinj si Josifi i cili edhe pse 80 vjeç nuk i ndahet pasionit për zdrukthtarinë. Edhe pse në pension prej shumë vitesh tashmë, ky profesion dhe pasion Josifin e ka mbajtur gjallë. Ai thotë se pajisjet e drurit preferohen sidomos nga të huajt. Në kohën që na ka zaptuar plastika, Josifi thotë se pajisjet e drurit janë të pastra dhe jo të dëmshme, ndërkohë që me keqardhje vëren se zanatçinjtë po zhduken dhe shumë shpejt vendi do të ketë nevojë për punëtorë të rinj.