Top Channel/ Zbutet Zelensky: Gati për paqe/ Presidenti ukrainas reagon pas presionit të SHBA
20/02/2025 22:40

Vetëm një orë pasi i dërguari i Trump në Kiev, Kith Kelog anuloi konferencën për shtyp pas takimit me Zelenskyn, Presidenti i Ukrainës, deklaroi se është i gatshëm për marrëveshje “të fuqishme” me Rusinë. Ai ka kërkuar që të jepen garanci për zbatimin e saj nga fuqitë e mëdha perëndimore. Mediat raportuan se takimi me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainë, Kith Kelog nuk shkoi mirë, por Zelensky ka reflektuar shpejt duke reaguar në rrjetin social X ku thotë se Ukraina ka kërkuar paqe “që në sekondën e parë të luftës”. “Ukraina ka kërkuar paqe që në sekondën e parë të kësaj lufte dhe ne mund dhe duhet ta bëjmë paqen të besueshme dhe të qëndrueshme, në mënyrë që Rusia të mos kthehet më kurrë në luftë. Ukraina është gati për një marrëveshje të fuqishme, vërtet të dobishme, me presidentin e SHBA-së për investime dhe siguri”, ka thënë Zelensky. Presidenti ukrainas ka shtuar se ekipi i tij është i gatshëm 24 orë në shtatë ditë të javëve, ndërssa shtoi se ka dhënë një propozim “për mënyrën më të shpejtë dhe më konstruktive për të arritur një rezultat”. “Suksesi bashkon. Të gjithë në botë kanë nevojë për sukses në raportet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai. Zelensky e falënderoi të dërguarin e presidentit Donald Trump për punën e përbashkët drejt arritjes së rezultateve. Nga ana tjetër Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Rusia "i ka kartat" në çdo bisedim paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, sepse ajo tashmë "ka marrë shumë territor".

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55