Top Channel/ “Zbutet” Micotaqis, kryeministri grek vlerëson Shqipërinë
18/12/2024 22:57

Nga Kalpaki i Janinës në një ceremoni të nënshkrimit të kontratës , për zgjatjen e autostradës së Jonit nga Janina në Kakavijë , një projekt me vlerë 300 mln euro, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka theksuar përveç rëndësisë gjeopolitike të kësaj vepre për Greqinë dhe Shqipërinë fqinje, edhe faktin se Athina do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE , me kushtin që Tirana të respektojë të drejtat e minotritetit grek në vend. Shqipëria mike e di shumë mirë se ka një rrugë të vazhdueshme me kushte drejt BE , ku në thelb jemi ne rregullatorët e shpejtësisë me të cilën Shqipëria do të ecë drejt Europës. Dhe sa më shpejt që ajo të përmbushë detyrimet e saj, qoftë për të drejtat e vetëpërcaktimit apo për të drejtat pronësore, aq më shpejt edhe ne do të biem dakord dhe do të mbështesim këtë kurs europian të Shqipërisë. Por vetëm disa orë më vonë me një deklaratë ndryshe nga Brukseli, para samitit BE-Ballkani Perëndimor, kreu i qeverisë greke tha se Shqipëria pas shumë vitesh ka bërë hapa të mëdhenj përpara në trajtimin e çështjeve të pakicës kombëtare greke. Dua të theksoj edhe një herë se Greqia është në thelb "kujdestari" i rrugës evropiane të Shqipërisë dhe se çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pakicës kombëtare greke. , sigurimi i të drejtave të tyre pronësore, e drejta për vetëvendosje, nuk janë çështje dypalëshe. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Shqipërisë me B.E. Më gëzon fakti që për herë të parë pas shumë vitesh kemi lëvizshmëri të konsiderueshme nga ana e Shqipërisë në adresimin e këtyre çështjeve. Sipas z. Mitsotakis kjo është prova më e mirë, sepse në fund të fundit edhe kursi europian i vendeve të Ballkanit mund të çojë në zgjidhjen e çështjeve të tilla kronike kur ato reduktohen nga çështje dypalëshe në çështje europiane.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54