Top Channel zbulon videon e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi
29/05/2024 23:22

Top Channel ka siguruar videon nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi u dhunua të mërkurën para derës së kopshtit të të birit. Në video duket që avokati po qëndronte tek dera e kopshtit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku sapo kishte lënë djalin e tij. Sokol Mëngjesi është sulmuar nga tre personat të cilët e kanë goditur pa mëshirë edhe kur ai është rrëzuar në tokë dhe ka përplasur kokën në beton. Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë qenë Dorian Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici, Drivald Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Elton Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa Romario Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, është ai që ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij. Në momentin që avokati është sulmuar, ka qenë e pranishme dhe një zonjë, e cila është larguar me vrap e tmerruar. Në video shihet kur njëri nga autorët e godet në kokë me sende të forta dhe e rrëzon përtokë avokatin. Dy agresorët e tjerë afrohen me shpejtësi dhe e qëllojnë sërish Sokol Mëngjesin me shkelma në kokë ndërkohë që ai është i shtrirë pa ndjenja. Sulmi zgjat më pak se 6 sekonda dhe më pas autorët largohen duke vrapuar. Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo jep informacion për vendndodhjen e tre agresorëve të tjerë.

Top Channel/ Depistimi në shkolla/ Ministria nisë procesin, shqetësim mbetet ruajtja e të dhënave
20/09 15:11
Top Channel/ Sarandë, ekzekutohet 44-vjeçari/ Vritet Artan Myrtaj dhe plagoset një kalimtar
20/09 14:47
Top News – Vrasja në Sarandë, pika kontrolli në Kardhiq për kapjen e autorëve
20/09 14:12
Top News – Pakt i ri për komunitetet lokale/ Turizmi, Rama: Fond për shoqatat që mbrojnë territorin
20/09 13:57
Top News – Makina përfundon në kanal/ Aksident në aksin Fier–Seman, drejtuesja e mjetit në spital
20/09 13:32
Top News – ‘Rikthime’/Kryeministri Edi Rama në Podkastin ‘Flasim’
20/09 12:52
Top News – Podkasti ‘Flasim’/Rama: Pasuria natyrore është një pjesë thelbësore e ofertës turistike
20/09 12:52
Top News – ‘Lumi i Shalës, një brand’/Rama: Dëmtimi i natyrës ndikon te ekonomia e komuniteteve
20/09 12:51
Top News–‘Do financojmë nismat vullnetare’/Rama: Komunitetet të angazhohen për ruajtjen e territorit
20/09 12:51
Top News – Podkasti ‘Flasim’/Rama propozon partneritet me komunitetet lokale në zonat turistike
20/09 12:51
Top News-‘Flasim’, Rama: Qeveria synon të zhvillojë projekte pilot me komunitetet e turizmit
20/09 12:51
Top Channel/ Biznes në oborret e shkollave/ Shkodër, nis aksioni për lirimin e hapësirave të zëna
20/09 12:37
Top News – Vrasje në mes të Sarandës/ Dyshohet për hakmarrje, plagoset edhe një kalimtar
20/09 12:32
Top News – Autobusi ‘kontrabandë’/ Dy në pranga në Gjirokastër, sekuestrohen mbi 22 mijë euro
20/09 12:31
Top Channel/ Vapa pakësoi mjaltin/ Panairi në Librazhd, temperaturat e larta ndikuan negativisht
20/09 12:23
Top Channel/ Shkodër, rritet numri i studentëve/ Më shumë regjistrime në “Luigj Gurakuqi”
20/09 12:20
Top Channel/ Rama në “Flasim”: Qeveria synon të zhvillojë projekte pilot për turizmin
20/09 12:19
Top Channel/ “O shpirt, mi preve krahët”! U vra në rrugës, mamaja vajton pranë trupit të djalit
20/09 12:18
Top Channel/ Sarandë, ekzekutohet 44-vjeçari/ Atentati në mes të qytetit, vritet Artan Murtaj
20/09 12:16
Top Channel/ Vrau gruan se ndihmonte vajzën/ Hysni Patushi qëlloi gruan se kujdesej për nipërit
20/09 12:05