Top Channel/ Zbulohet udhëzimi i PD, fushatë për zgjedhjet pa garë
16/05/2026 22:35

Edhe pse Partia Demokratike zhvillon më 23 maj zgjedhje pa garë brenda partisë për kryetarin e ri, me emrin e vetëm në listë Sali Berishën, në selinë blu ka nisur një proces i mirëfilltë zgjedhor. Një javë para zgjedhjeve, Top Channel ka siguruar një udhëzim të Partisë Demokratike, ku thuhet se në parti ka nisur fushata për zgjedhjen e kryetarit të ri. Udhëzimi sqaron se fushata në radhët e demokratëve ka nisur më 15 maj dhe do të përfundojë 24 orë para ditës së votimit. Ndonëse i vetëm në garën për kryetar, Sali Berisha po ndjek me vëmendje gjithë procesin zgjedhor, ku ka vendosur të ketë përfaqësues të vetin në çdo komision votimi dhe numërimi. Siç sqarohet në udhëzimin e PD-së, komisioni i votimit dhe numërimit të votave do të përbëhet nga 3 anëtarë, ku në përbërje janë një nga nënkryetarët e degës ose kryetari dhe dy anëtarë të Kryesisë së degës. Në dokument shkruhet se të drejtën e votimit e ka çdo anëtar partie që ka emrin në listat e zgjedhësve dhe çdo anëtar tjetër partie, i cili edhe pse nuk e ka emrin në listë, është i pajisur me dokumentin origjinal të anëtarësisë së tij në PD. Procesi i votimit për kreun e ri të PD-së do të nisë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00 të datës 23 maj. Parashikohet që procesi i numërimit të votave të nisë jo më vonë se 30 minuta pas mbylljes së procesit të votimit. Rezultati i zgjedhjeve duhet të bëhet publik brenda datës 24 maj.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58