Sali Berisha vendosi të publikojë një pjesë nga dosja voluminoze prej 500 faqesh, për të cilën SPAK e mori të pandehur për privatizimin e ish-klubit “Partizani”. Lideri i opozitës sfidoi sërish prokurorët e Posaçëm duke thirrur për herë të parë një konferencë virtuale me gazetarët, ku fillimisht sulmoi njerëzit e drejtësisë, si dhe kreun e SPAK Altin Dumanin, vetëm tri ditë pasi ndaj tij u ngrit akuza për ‘korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në bashkëpunim’.