Njëmbëdhjetë zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kryetari i fshatit Palasë dhe disa ndërtues akuzohen se kanë bashkëpunuar për legalizimin e tre objekteve në Palasës në kundërshtim me ligjin. Prokuroria e Vlorës ka dërguar për gjykim 17 persona ndërsa akuzat që rëndojnë mbi ta janë ato për ‘Falsifikim të dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.