Top Channel/ Zbulohet plani i BE pas samitit në Tivat. Von der leyen: Shqipëria po ecën shpejt
05/06/2026 19:47

Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tivat të Malit të Zi u mbyll pa miratimin e një deklarate të përbashkët, por unioni doli me një komunikatë, në të cilën u tha se liderët evropianë mirëpritën reformat në vazhdim dhe riafirmuan përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, të bazuar në merita. Përmes komunikatës u njoftua për nisjen e një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike, me qëllim forcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve kibernetike. Nisja e një programi të ri të mobilitetit, i financuar nga BE-ja së bashku me Shkollën Rajonale për Administratë Publike, do t’u mundësojë deri në 100 nëpunësve civilë nga Ballkani Perëndimor të fitojnë përvojë profesionale në administratat e shteteve anëtare të BE-së. Po ashtu, u bë i ditur edhe synimi i Komisionit Evropian që programin DiscoverEU, i cili përfshin ofrimin e biletave falas të udhëtimit për të rinjtë 18-vjeçarë, ta zgjerojë për të rinjtë nga të gjitha vendet e rajonit duke filluar nga viti 2027. U konfirmua gjithashtu se Komisioni Evropian ka përgatitur hapat e radhës drejt krijimit të marrëveshjeve për roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në fokus të samitit ishte edhe zgjerimi i Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e rajonit, ku u veçua progresi i Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Top News- Dimri ‘troket’ me dëborë në Tropojë, shiu sjell gurë dhe dhera në Kukës
26/09 13:55
Top News – Mijëra vende pune të humbura/ Industria e veshjeve dhe e këpucëve, në krizën më të thellë
26/09 13:53
Top Channel/ Aksident në Thumanë, tre mjete përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën një 19-vjeçar
26/09 12:25
Top Channel/ Fasoneritë kërkojnë ndihmë, euro e dobët e kostot në rritje, kërkojnë ndryshime në 2027
26/09 12:19
Top Channel/ Dëborë në malet e Tropojës, shiu sjell gurë e dhera në disa rrugë të Kukësit
26/09 12:18
Top Channel/ 800 policë jashtë stadiumit, Shqipëri-Bjellorusi, kufizime pranë Arenës Kombëtare
26/09 12:14
Top News- Ndjekje si në filma në Durrës! I riu vjedh makinën, tenton t’i shpëtojë policisë por…
26/09 12:12
Top News- ‘Muri i lartë’ në Shkodër/ SPAK aksion, kapet Bledar Cafi, kërkohet Indrit Dokle
26/09 12:11
Top Channel/ “Muri i lartë”, SPAK dhe BKH në Shkodër, arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për drogë
26/09 12:10
Top Channel/ Shpërthimi, vrau tre shqiptarë në Athinë, tre shqiptaro-amerikanë ishin me pushime
26/09 12:07
Top News- Bllokohet qarkullimi në disa rrugë, policia plan masash për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi
26/09 11:40
Top Channel/ SPAK aksion në Shkodër e Tiranë, Endrit Dokle shpallet sërish në kërkim
26/09 11:22
Top Channel/ Wendt mbërrin në Presidencë, ambasadori pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale Begajt
26/09 11:21
Top News – BE ‘lan duart’ nga Vlora Hyseni/ Rreshtohet krah SPAK: Nuk ka koment për procese në hetim
26/09 11:18
Top News-Aksident i rëndë në Fushë Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, dy të plagosur
26/09 10:42
Top News- Vjen i ftohti, reshje bore në Tropojë, zbardhen bjeshkët e Markofçës
26/09 10:15
Top News – Gurë e dhera në akset rrugore, reshje të dendura intensive në qarkun e Kukësit
26/09 10:14
Top Channel/ KE reagon për Vlora Hysenin: Kemi besim te SPAK, ka mbështetjen tonë
25/09 23:18
Top Channel/ Berisha thirrje të fortë demokratëve: Ripërtëritja jonë shpëton Shqipërinë
25/09 23:13
Top Channel/ Rama fjalim të fortë në OKB: Protesta u fabrikua nga trillime me izraelitë
25/09 23:04