Top Channel/ Zbulohet plani amerikan për paqen, ja si ndahet Ukraina në tre zona nën shembullin e…
16/04/2025 20:19

I dërguari i Presidentit Trump për Ukrainën ka thënë se vendi mund të ndahet “pothuajse si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore” si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Gjenerali Keith Kellogg, një figurë kryesore në përpjekjet e SHBA për t’i dhënë fund luftës trevjeçare, sugjeroi që trupat britanike dhe franceze mund të marrin zona kontrolli në perëndim të vendit si pjesë e një “forcë sigurie”, me ushtrinë ruse në lindjen e pushtuar. Ndërmjet tyre do të ishin forcat ukrainase dhe një zonë e çmilitarizuar. Kellogg, 80 vjeç, tha se forca e udhëhequr nga britanikët dhe francezët në perëndim të lumit Dnipro, që ndan Ukrainën nga veriu në jug dhe kalon përmes Kievit, “nuk do të ishte provokuese fare” për Moskën. Ai tha se Ukraina është një vend mjaftueshëm i madh për të strehuar disa ushtri që kërkojnë të zbatojnë një armëpushim. Në mënyrë të tërthortë, plani i gjeneralit për kalimin nga një armëpushim në një marrëveshje paqeje afatgjatë përfshin pranimin nga SHBA të kontrollit de facto të Rusisë mbi tokën që aktualisht ajo mban. Ka dallime të qarta midis propozimit të Kellogg dhe ndarjes së Berlinit dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa Gjermania u detyrua të dorëzohej ndaj ushtrive pushtuese, Ukraina do t’i ftonte aleatët për të siguruar një “forcë sigurie” në perëndim të vendit, dhe nuk ka sugjerime se ndonjë territor tjetër do t’i dorëzohej Rusisë. Edhe pse analogjia është, simbolika e gjuhës është goditëse vetëm pak javë larg 80-vjetorit të Ditës së Fitores në Evropë (VE Day). Kremlini paralajmëroi që të mos priten ndonjë “përparim” përpara takimit të tretë mes Witkoff dhe Putinit. Kellogg pranoi se Putini, i cili javët e fundit ka zhgënjyer Trump-in me qasjen e tij të pandryshueshme ndaj bisedimeve për armëpushim, “mund të mos e pranojë” propozimin për zonat e kontrollit. Kellogg tha se duhej vendosur një zonë tampon mes vijave ukrainase dhe ruse. Të dy palët të tërhiqen nga 15 kilometra secila, që janë 18 milje,” tha ai. Putini prej kohësh ka vënë në dyshim legjitimitetin e Presidentit Zelensky për të udhëhequr, gjë që e ka bërë Trump-in të thotë muajin e kaluar se ishte “me të vërtetë i zemëruar” me sulmet e vazhdueshme të rusit ndaj liderit ukrainas. Kellogg tha: “Mendoj se nëse arrihet një armëpushim, do të ketë zgjedhje. Sepse tani ka gati një vit që është dashur të thirreshin. Nuk u thirrën. Por mendoj se Zelensky është i hapur për ta bërë këtë pasi të arrihet një armëpushim dhe një zgjidhje. Por kjo është një thirrje për popullin ukrainas dhe parlamentin ukrainas. Jo për ne.” Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kievit janë “kthyer në binarë”, tha Kellogg, siç tregohet nga rifillimi i bisedimeve mbi një marrëveshje të propozuar për mineralet. Një ekip teknik i zyrtarëve ukrainas mbërriti në Uashington të premten për të diskutuar marrëveshjen, e cila synon t’i japë Amerikës qasje të rëndësishme në rezervat e mëdha të Ukrainës me minerale kritike — si litiumi, titani dhe uraniumi — në këmbim të mbështetjes së vazhdueshme amerikane dhe investimeve në rindërtimin e vendit pas luftës. Zyrtarët që po vizitojnë Uashingtonin do të punojnë për të zgjidhur këto ndërlikime në ditët në vijim dhe do të përpiqen ta shndërrojnë një “marrëveshje biznesi” në një “marrëveshje diplomatike”, tha Kellogg. Së bashku me vizitën e Witkoff, Kellogg përshkroi se si ai dhe ekipi i tij ishin “gati” për t’u riangazhuar me Kremlinin pas një pauze njëmujore në diskutime. Rusia ka deklaruar më parë se dëshiron që Ukraina të tërhiqet nga katër rajonet lindore — Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia — dhe të heqë dorë nga aspiratat për anëtarësim në NATO. Zelensky deri më tani ka refuzuar kërkesën për të dorëzuar territor. Sekretari i mbrojtjes, shprehu shqetësimin për komentet e Kaja Kallas, shefes së politikës së jashtme të BE-së dhe ish-udhëheqëse e Estonisë, se planet nuk ishin më të avancuara. Ajo tha se nuk ishte e qartë cili ishte qëllimi i një force brenda Ukrainës, dhe nëse ajo do të monitoronte veprimet e Rusisë, do të ruante paqen, do të pengonte apo do të luftonte në terren. “Planifikimi ynë, për ‘koalicionin e vullnetarëve’, është i vërtetë, thelbësor, i avancuar mirë. Bashkimi Evropian nuk është pjesë e këtij planifikimi,” tha Healey. I pyetur nëse forca e sigurisë së koalicionit do të ishte efektive, Healey sugjeroi se Trump do të ishte i kënaqur që Evropa po tregonte më shumë gatishmëri për të qëndruar në këmbët e veta. Ai tha se forca, të paktën, do të dërgonte një mesazh të mirë për Putinin. Edhe pse Kellogg tregoi se përfshirja e Amerikës në koalicion do të ishte e kufizuar, ai inkurajoi Starmer dhe udhëheqësit e tjerë evropianë që “të marrin telefonin” dhe të mbrojnë çështjen e tyre.

Top News – Rusia nuk ka më karburant…Kremlini e pranon: Po importojmë benzinë nga jashtë
20/08 15:45
Top News – Shpejtësi 6 herë më e madhe se e zërit / Raketat balistike të rusisë ndëshkojnë Ukrainën
20/08 15:09
Top Channel/ Moti i keq pushton Italinë: 40 mijë rrufe vetëm në Liguria, goditet një tren!
20/08 14:53
Top Channel/ Vapa ekstreme, 14 mijë viktima/ Gjermania regjistron bilancin më të rëndë
20/08 14:42
Top Channel/ Izraeli paralajmëron Turqinë/ Netanyahu: Nuk tolerojmë praninë ushtarake turke
20/08 14:24
Top Channel/ Izraeli s`duhet të përplaset me Turqinë, Ehud Barak: Netanyahu ka dalë nga binarët!
20/08 14:23
Top Channel/ Robotët çojnë bursën në qiell/ Unitree fiton mbi 600 për qind në debutimin në Shangai
20/08 14:05
Top Channel/ Përplasje në ajër! Avioni përplaset me helikopterin e policisë, humb jetën piloti
20/08 13:54
Top Channel/ Pas 6 vitesh tensione, Harry dhe Meghan rikthehen në Britani, Charles mirëpret nipërit
20/08 13:53
Top News – Kim Jong un me 57 bomba bërthamore / Koreja e Jugut ‘korrigjon’ Trumpin: Ka rreth 120
20/08 13:50
Top Channel/ SHBA në alarm! Borxhi kalon 40 trilionë dollarë, çfarë po ndodh me ekonominë amerikane?
20/08 13:29
Top Channel/ Natë terrori në Kiev! Sulmet ruse lënë 12 të vrarë dhe 30 të plagosur
20/08 13:28
Top News – Trump krekoset para helipadit të ri / ‘Do t’i lë të gjithë me gojë hapur’, 6 milionë USD
20/08 13:23
Top News – Trump nuk e zbuti Kim Jong Un-in / Koreja e Veriut lëshon 10 raketa balistike drejt detit
20/08 13:20
Top Channel/ Zjarret në Europë, ekspertët: “Do të shtohen me 39%, edhe në skenarin më të mirë”!
20/08 12:03
Top News – Mbrojtja e Ukrainës në ‘grahmat e fundit’ / Rusia, breshëri raketash e dronësh mbi Kiev
20/08 12:02
Top News – Borxhi kombëtar 40 trilionë dollarë / SHBA në telashe, shifër rekord për faj të luftës
20/08 12:02
Top News – Harry dhe Meghan kthehen në Britani / Gjashtë vite pasi hoqën dorë nga detyrat mbretërore
20/08 12:02
Top News – Trump betohet të shkatërrojë Iranin / Masa ekonomike edhe ndaj vendeve që e mbështesin
20/08 12:01
Top News – Netanyahu kundër Erdoganit / ‘I treguam vendin në Siri, një mesazh i qartë’
20/08 12:01