Një varr me dhjetëra civilë është gjetur në fshatin Buzova pranë Kievit, tha një zyrtar ukrainas, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit për të fokusuar sulmin e tyre në lindje. Taras Didych, kreu i komunitetit Dmytrivka që përfshin Buzova, tha se trupat u gjetën në një kanal pranë një pike karburanti. Ai tha se numri i të vdekurve ende nuk është konfirmuar.