Top Channel/Zbulohet një burim gjigand gazi në Mesdhe, “shpëtimi” i Europës nga varësia ruse?
23/08/2022 15:20

Gjigandët e energjisë, francezja TotalEnergies dhe italiania ENI njoftuan zbuluan zbulimin e një burimi masiv gazi në zonën e Mesdheut. Burimi u gjet 160 kilometra larg brigjeve të Qipros, i treti i zbuluar në këtë zonë. Lajmi vjen në kohën kur Bashkimi Europian po kërkon alternativa ndaj gazit rus teksa Moska shtrëngon rreth tij darën e furnizimeve dhe të cmimit. Ministria qipriote e energjisë njoftoi se vendi dhe kompanitë në fjalë janë duke punuar tashmë mbi mënyrat për të përshpejtuar dhe optimizuar përdorimin e këtij zbulimi të ri, i cili do të kontribuojë sipas saj në përpjekjet e Europës në rritjen e sigurisë dhe pavarësisë së saj energjetike. Burimi në fjalë cilësohet të ketë një kapacitet shumë të madh. 70 miliardë metrat kub të gjetura deri tani janë të barazvlefshme me thuajse konsumin Italian në një vit, megjithatë sipas ekspertëve kjo përfaqëson vetëm sasinë fillestare, sepse kufijtë e këtij territori ende nuk janë përcaktuar mirë. Përballë kërcënimeve të Moskës me mbylljen e rubinetave të gazit rus, një zbulim i tillë dhe e gjithë zona në fjalë marrin rëndësi të vecantë kur vjen fjala tek burimet natyrore. Prej kohësh diskutohen planet për ndërtimin e një gazsjellësi nga Izraeli, pranë të cilit është zbuluar fusha gjigande e gazit Leviatan drejt Qipros. Dy vjet më parë, Greqia, Qiproja dhe Izraeli nënshkruan marrëveshjen për linjën gazsjellëse "Eastmed" në pjesën veriore të Mesdheut, me qëllimin të transportohet gaz në Europë nga shteti hebre përmes Greqisë dhe Italisë duke përdorur një tubacion nënujor 1,180 milje me një kapacitet prej 10 miliardë metra kub në vit, i cili shihet dhe si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve turke ne zonë. Disa muaj më parë, qarkulloi ideja se për të ulur kostot e “EastMed”, mund të bëhej lidhja e tij me TAP-in, që kalon nëpër Shqipëri.

Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20