Top Channel/ Zbulohet misteri i MONA LISËS, historiania tregon ku e pikturoi Da Vinçi
17/05/2024 21:39

Mona Lisa e Leonardo da Vinçit, një nga pikturat më të famshme në botë, mbulohet nga misteret, duke nisur që nga identiteti i figurës, shprehja e saj e çuditëse dhe enigmatike. Por duket se tashmë një nga pyetjet lidhur me këtë pikturë ka marrë përgjigje, dhe lidhet pikërisht me vendin se ku është bërë kjo kryevepër. Italiania Ann Pizzorusso, gjeologe dhe historiane e artit, beson se ka zbuluar vendndodhjen e Mona Lizës duke përdorur ekspertizën e saj gjeologjike. Tri dekada më parë, Pizzorusso vizitoi qytetin e Lecco-s në bregun juglindor të liqenit Como në Itali, ku beson se piktura është bërë. Nga ‘rigjurmimi’ i hapave të Leonardos, me shënime në ditar dhe vizatime, në fletoren e tij ai përmend se ka qenë në Lecco dhe punonte si inxhinier, tha ajo për CNN. Sipas historianes, projekti mbi të cilin po punonte Leonardo u anulua, por skicat e tij gjeologjike në terren mbetën. Megjithatë, Pizzorusso nuk është e para që ka teorizuar vendndodhjen e Mona Lizës në vitin 2011, një historian arti ia atribuoi peizazhin e pikturës një qyteti të vogël të quajtur Bobbio, ndërsa një tjetër Arezzo-s. Llogaritjet e mëparshme janë përqendruar në urën e harkuar mbi shpatullën e djathtë të Mona Lizës. Pir, Pizzorusso këmbëngul se mund të nxirren më shumë detaje nga formimi unik shkëmbor në horizont. “Nëse shikoni në sfond, do të shihni majat. Është një lloj erozioni që ndodh në gurin gëlqeror që ka thyerje në të dhe shkëputet në blloqe, pothuajse si një model i dhëmbëve sharrë… Mund të tregojmë se guri gëlqeror ekziston në(Lecco. Kur shikoni Mona Lizën, ka një sërë malesh në sfond që kanë këtë model të dhëmbëve sharrë”, tha ajo. Por zbulimi mund të çojë vetëm në më shumë mister. Nëse vendndodhja është Lecco, siç sugjeron Pizzorusso, mbeten më shumë pyetje se pse piktori i njohur zgjodhi atë vend të veçantë, për këtë portret të veçantë. Pamjet: AFP

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53