Top Channel/ Zbulohet laboratori i kanabisit në Krujë, 16 të arrestuar, 24 janë shpallur në kërkim
30/05/2021 15:35

Policia e shtetit kreu një operacion antikanabis, në Krujë dhe Fushë Krujë, ku në pranga ranë 16 persona, të cilët dyshohet se kanë kultivuar kanabis. Operacioni nisi pas të dhënave që policia mblodhi nëpërmjet informacioneve të qytetarëve dhe kontrolleve të kryera me dronë dhe avionë, ku janë konstatuar parcela të mbjella me hashash si dhe një laborator që shërbente për kultivimin e drogës me anë të ngrohjes me llampa. Laboratori i drogës është në pronësi të shtetasit Xhavit Kullaj dhe Dashamir Kullaj, babë e bir, të cilët u vunë në pranga. Të tjerë persona të arrestuar janë Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu, Erjon Deliu. Te gjithë ata banojnë në fshatrat NIkël, Larushkë, Qerekë, Arrameras dhe Halil. Ndërkaq, sipas policisë, në pranga ka rënë edhe kryeplaku i fshatit Halil, Flamur Halili, si dhe dy punonjës të OSHEE-së, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar që laboratori i drogës të furnizohej me energji elektrike, pa pasur probleme. Pjesë e këtij grupi kriminal janë edhe një 17-vjeçar, dy persona të tjerë të moshave 70 dhe 78 vjeç. Policia gjatë këtij operacioni sekuestroi kubikë dhe fidanë kanabisi, 5 automjete si dhe prova të tjera materiale të cilat do t’i shërbejnë hetimit të mëtejshëm. Ndërkaq në kërkim janë shpallur edhe 24 persona të tjerë të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37