Partia Demokratike dhe ajo Socialiste nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për hartën e re territoriale. Ndryshe nga Partia Socialiste që kërkon reduktimin e bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46, Partia Demokratike kërkon shtimin e tyre. Në draftin e siguruar nga Top Channel, Partia Demokratike kërkon krijimi i 100 bashkive dhe 6 rajoneve. Në Tiranë, qarkun më të madh të vendit, Partia Demokratike kërkon zgjerimin e numrit të bashkive nga 5 që janë aktualisht në 10, duke shtuar Petrelën, Kasharin, Dajtin, Arbanën dhe Ndroqin. Ndërsa Qarku i Durrësit kërkohet të zgjerohet me dy bashki të reja, Sukthin dhe Fushë Krujën.