E para anije ushtarake për transportin e nëndetëseve gjatë Luftës së Parë Botërore, për llogari të Japonisë, është zbuluar së fundmi, në thellësitë e Adriatikut, në Gjirin e Durrësit. Anija “Verbano” u mbyt në nëntor të vitit 1918 pasi ndeshi në dy mina detare teksa lundronte nga Kotorri drejt Libisë. Atëherë pronë e Marinës Mbretërore Italiane, sot ky objekt i shtohet hartës së arkeologjisë nënujore të Durrësit, duke e pasuruar më tej atë.