Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Lezhës, pas konstatimit të tre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat e Mirditës dhe Kurbinit. Gjatë operacionit u asgjësuan gjithsej 436 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Sipas Policisë, kontrollet u zhvilluan në terren nga toka dhe ajri, me përdorimin e dronëve, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative. Në operacion u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.